Tashmë është zyrtare dhe nuk ka më dyshime, Kolo Muani është një sulmues i Paris Saint Germain. Sulmuesi francez ka dashur që disa javë më parë të largohej nga Frankfurt dhe PSG gjithashtu ka dashur shërbimet e tij.
Shifra e transferimit ka qenë plot 90 milionë euro dhe do të ketë një kontratë deri në vitin 2028.
Luis Enrique tashmë ka në dispozicion një sulm totalisht francez, me Mbappe, Kolo Muani dhe Dembele./ h.ll/abcnews.al