Zyrtare/ Klopp merr “dhuratën” e parë, ylli i Fulham transferohet te “The Reds”

schedule13:50 - 23 Maj, 2022

schedule 13:50 - 23 Maj, 2022

Liverpool tashmë zyrtarisht ka arritur marrëveshjen me yllin e Fulham. Bëhet fjalë për Fabio Carvalho i cili do të vihet nën urdhrat e Jurgen Klopp nga 1 korriku.

Nënkampionët e Premier League kanë paguar 5 milionë paund, ndërsa kjo shumë bashkë bonuset mund të shkojë deri në 7.7 milionë.

Carvalho, i cili është pjesë e Portugalisë U21, ka shënuar 10 gola në Championship këtë sezon, ndërkohë që ka dhënë edhe 8 asiste në 36 ndeshje.

/f.a/abcnews.al