Kili më në fund zgjedh trajnerin e ri. Drejtuesit e Federatës latine kanë zgjedhur Martin Lasarte si timonierin e ri të kombëtares.
59-vjeçari nga Uruguai do të jetë zëvendësuesi i Reinaldo Rueda, i cili u largua nga drejtimi i Kilit më 13 janar për të marrë drejtimin e Kolumbisë një ditë më vonë.
Lasarte ka drejtuar më parë ekipe si Real Sociedad në La Liga, teksa aventurën e fundit si trajner e pati tek egjiptianët e Al Ahly.
Për stolin e Kilit u përfolën edhe emra si Donadoni, Spalleti apo argjentinasi Almeyda. Objektivi i Lasarte është kualifikimi në Katar 2022.
Kili numëron 4 pikë pas katër javëve të para në grupin e Amerikës Latine. Vendi i gjashtë për momentin, teksa katër pozicionet e para të dërgojnë në Botërorin e Katarit (vendi i pestë luan play-off). /abcnews.al