Kastrioti ka njoftuar afrimin e radhës. Krutanët kanë arritur të firmosin me ish-lojtarin e Crvena Zvezdëz.
Në këtë mënyrë shtohen forcat në repartin e mbrojtjes për sezonin e ri, me Milos Stojanovic që do të vihet nën urdhrat e Emiliano Çelës.
“Milos Stojanoviç është afrimi më i ri i Kastriotit. Qendërmbrojtësi është një lojtar i formuar tek Crvena Zvezda, teksa ka luajtur edhe me ekipe si, RedStar, Kolubara, Bazanija, Vozdovac dhe Sloboda Tuzla. Në Shqipëri ka luajtur për dy sezone me ekipin e Bylis. KS Kastrioti i uron mirseardhjen 25 vjeçarit, dhe një sezon sa më pozitiv me fanellën tonë”, shkruan Kastrioti.
/f.a/abcnews.al