Kampioni i Botës me Francën, Presnel Kimbempe, ka rinovuar edhe për katër sezone të tjera me skuadrën e PSG-së. Mbrojtësi i qendrës ishte i shumëkërkuar në merkato, por ka zgjedhur të rinovojë për fituesit e Ligue 1.
Kimbempe ka luajtur prej katër sezonesh me fanellën e parë të PSG-së dhe është produkt i akademisë së parisienëve. Rinovimi i tij ishte i pritshëm, pasi alternativat në prapavijë mungojnë për Tuchel.
Arsenali interesohej për firmën e Kimbempe, gjatë kohës kur drejtonte Unai Emery, por që pas largimit të trajnerit spanjoll, interesimi për mbrojtësin francez u shua./abcnews.al
Un futur en Rouge & Bleu pour un vrai enfant du club ❤️?
✍️ #Kimpembe2024 pic.twitter.com/TxlAxuEMRQ
— Paris Saint-Germain (@PSG_inside) July 11, 2020

