Zyrtare: Kaiseri lë drejtimin pas 19 vitesh, Bayern Munchen ka një CEO të ri

schedule11:58 - 1 Qershor, 2021

schedule 11:58 - 1 Qershor, 2021

Bayern Munchen i zgjoi tifozët e vet sot me një lajm të dhimbshëm, që simbolizon edhe fundin e një prej epokave më të lavdishme të klubit. Karl-Heinz Rummenigge ka dhënë dorëheqjen si CEO i klubit pas plot 19 vitesh në këtë pozicion.

65-vjeçari ka vendosur të lërë skenën e madhe dhe të gjejë pak më shumë qetësi dhe stres. Lajmi i mirë është se legjendën e klubit dhe të Gjermanisë e zëvendëson një tjetër ikonë bavareze. Oliver Kahn, ish-portieri legjendar i kombëtares dhe bavarezëve nga sot është CEO i ri i Bayern Munchen.

NJOFTIMI I KLUBIT – Një epokë jashtëzakonisht e suksesshme po përfundon në FC Bayern. Me kërkesë të tij dhe në konsultim të ngushtë me presidentin dhe kryetarin e bordit mbikëqyrës, Herbert Hainer dhe bordin mbikëqyrës, Karl-Heinz Rummenigge tërhiqet nga pozicioni i tij si CEO i FC Bayern München. /abcnews.al