Zyrtare: Juventusi mendon për të ardhmen, vjen goditja e parë

schedule21:41 - 2 Janar, 2020

schedule 21:41 - 2 Janar, 2020

Juvetusi ka zyrtarizuar afrimin e një lojtari, por bashkëpunimi nis në verë. Sulmuesi Dejan Kulusevski ka firmosur me bardhezinjtë dhe deri në fund të sezonit do të qëndrojë te Parma.

Kjo për shkak të kontratës së huazimit që kanë me Atalantën për 19-vjecarin suedez. Juventusi do t’i paguajë klubit nga Bergamo shumën e 35 milionë eurove.

Nëntë të tjera Atalanta mund t’i marrë në varësi të paraqitjeve të sulmuesit të djathtë. Kulusevski sivjet ka shënuar katër gola dhe ishte Interi skuadra që tentoi ta blinte, por Juventusi mbylli gjithçka në kohë rekord dhe i riu mbrëmë zbarkoi në Torino dhe sot u zyrtarizua. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!