Juventusi i mban pranë ishit e vet edhe kur nuk ka nevojë për ta, por ata kanë nevojë për të nisur një rrugë të re. Simone Padoin është pjesë e Juventusit edhe një herë.
Ish-luftëtari i mesfushës këtë herë nuk do jetë pjesëtar në fushë, por do ndihmojë Max Allegrin si pjesë e stafit teknik të trajnerit të parë.
Lajmin e bën të ditur vetë klubi bardhezi në një postim në rrjetet sociale. Padoin luajti me Juve në periudhën 2012-2016 dhe fitoi 5 tituj kampion, 2 Kupa Italia dhe 3 Superkupa. /abnews.al
— JuventusFC (@juventusfc) July 22, 2021