Zyrtare/ Jep dorëheqjen kryetari i Bashkisë së Durrësit, kush e zëvendëson

schedule09:46 - 23 Prill, 2020

schedule 09:46 - 23 Prill, 2020

Kryetari i komanduar i Bashkisë së Durrësit, Zhulien Varfaj ka zyrtarizuar dorëheqjen e tij. Largimi nga detyra e Varfaj ka ardhur pasi ai do t’i nënshtrohej një operacioni në zemër në Gjermani.

Në kërkesë ai shkruan se dorëheqja është e parevokueshme nga detyra dhe funksionet e tjera në bashkinë e Durrësit.

ABC News mësoi në fillim të marsit se Varfaj ishte larguar për arsye shëndetësore dhe se në vend të tij ishte emëruar Emirjana Sako.

Lexo edhe: Bashkia e Durrësit në “telashe”, një tjetër Sako merr drejtimin, kush është e “besuara” e Vangjush Dakos

Kërkesa e dorëheqjes:

Sot me dt 23.04.2020,Unë Zhuljen Ago Varfaj,

Me detyrë Zëvendës Kryetar i Bashkisë  Durrës i emëruar me vendim të Këshillit Bashkiak Durrës nr-dt- për të ushtruar detyrat si dhe funksionet e Kryetarit të Bashkisë së Durrësit, i gjendur para një situate krejtësisht të pa favorshme, madje me rrezik të shtuar për shëndetin tim, parashtroj dhe jap dorëheqjen time të pa revokueshme nga detyra dhe funksionet e ngarkuara.

Do të dëshiroja të falënderoja dhe të  vlerësoja me mirënjohje Këshillin Bashkiak të Durrësit për besimin dhe mbështetjen e dhënë nga çdo anëtar i tij, bashkëpunëtore të mi të administratës së Bashkisë Durrës,që në këtë periudhë të vështirësive të mëdha për Durrësin kanë dhënë dhe bërë më të mirën e tyre në zgjidhjen e shumë problematikave dhe kërkesave  të qytetarëve të Durrësit

Me respekt

Zv/Kryetar

Zhuljen VARFAJ

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!