Zyrtare: Ivan Fustar goditja e fundit, buzëqesh Gentian Mezani

schedule14:38 - 8 Shtator, 2020

schedule 14:38 - 8 Shtator, 2020

Ivan Fustar nuk ka pritur më. Një ofertë nga Indonezia e tundonte, por nga ana tjetër kishte në tavolinë edhe propozimin e Gjilanit. Prej kohësh po bisedonin dhe më në fund u gjet gjuha e përbashkët për të gjitha detajet e kontratës.

Mesditën e sotme u nënshkrua edhe kontrata, ndërkohë që edhe klubi i Gjilanit e ka zyrtarizuar prurjen e re për qendrën e mbrojtjes. Trajneri Gentian Mezani e njeh mirë, pasi e ka parë në aksion në Vlorë me Flamurtarin dhe më pas të Kamza, ku Fustar ka spikatur dhe ka marrë oferta të ndryshme nga klubet të Superiores.

Kontrata e Fustar do të jetë 1-vjeçare, me opsion për zgjatjen e saj edhe për një sezon tjetër. Vjet Mbrojtësi luajti në Qipro me Nea Salamis, ndërkohë që ka provuar të aktivizohet edhe me Slaven Belupo në vendlindjen e tij dhe me Al Arabi në Katar. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!