Borussia Monchengladbach ka gjetur zëvendësuesin e të larguarit Adi Hutter, pasi tashmë ish-trajneri i Milot Rashicës në Premier League ka marrë zyrtarisht edhe frenat e skuadrës gjermane.
Bëhet fjalë për ish-trajnerin e Norwich, Daniel Farke, i cili ka firmosur kontratë 3-vjeçare me Monchengladbach dhe është gati për debutimin e tij si trajner në Bundesligë.
Më herët Farke ka drejtuar në ligat e ulëta gjermane dhe eksperiencat më të rëndësishme i ka pasur te Norwich në Premier League, ku qëndroi për thuajse 4 sezone, në periudhën 2017-2021 dhe së fundi te rusët e Krasnodar.
Welcome to Borussia, Daniel Farke! ??
Our new head coach joins on a contract running until 2025 ✍️
? https://t.co/A9Wfu137CH#DieFohlen pic.twitter.com/G8XezUOTCl
— Gladbach (@borussia_en) June 4, 2022
/f.a/abcnews.al