Indrit Tuci ka kompletuar kalimin tek ekipi çek Sparta Praga, pas një aventure të suksesshme në Kroaci me ekipin e Lokomotivës.
Sparta Praga përmes një video në rrjetet sociale njoftoi për transferimin e Tucit, i cili aty shihej duke biseduar me Qazim Laçin përmes telefonit dhe tani do ta ndajnë fushën së bashku.
23-vjeçari ka kaluar në një formë mjaft të mirë në Kroaci, teksa këtë sezon ka shënuar gjashtë gola dhe ka dhuruar tri asistime në elitën e futbollit kroat.
Në përgjithësi, ai ka luajtur 104 ndeshje zyrtare për klubin, duke shënuar 21 gola dhe duke dhënë tetë asistime.
Sulmuesi shtatgjatë përfaqëson Shqipërinë në nivel ndërkombëtar, ndërsa debutimin e tij me grupmoshat U21 të kuqezinjve e bëri në nëntor të vitit 2019./ h.ll/abcnews.al