Sulmuesi i Lacios, Ciro Immobile, ka rinovuar kontratën e tij me klubin lacial. Janë vetë kryeqytetasit që kanë konfirmuar lajmin përmes një deklarate të drejtorit për shtyp, Stefano De Martino. Kështu italiani do të qëndrojë të paktën dhe pesë sezone të tjera, deri në vitin 2025.
“Lajmi për sot është se Ciro Immobile do të vazhdojë të luajë për Lazion dhe për pesë vite të tjera, deri në 2025. Kjo është një zgjedhje profesionale, familjare dhe e përzemërt nga kapiteni ynë.
Shumë klube të mëdha ishin pas sulmuesit tonë, pasi Ciro është fituesi i Këpucës së Artë. Gjithsesi ai zgjodhi të luajë për Lazion përjetë dhe klubi kërkon që këtë vit të bëjmë akoma më mirë se sezoni i kaluar,” deklaron drejtori për “Lazio Style Channel”.
“La Gazzetta dello Sport” ka zbuluar se 30-vjeçari do të përfitojë plot 4 milionë euro neto në sezon. Sezoni i kaluar ishte më i miri në karrierën e Immobiles, ku shënoi 36 gola në 37 ndeshje në Serie A. /abcnews.al
.@StefanoDeMart13 a Lazio Style Channel ? @ciroimmobile ha rinnovato il suo contratto con la #SSLazio fino al 2025 ?#CMonEagles ? pic.twitter.com/7CbHhr0MUd
— S.S.Lazio (@OfficialSSLazio) August 31, 2020