Zyrtare/ Ia “vodhi” Tiranës në verë, Partizani huazon sulmuesin në Kosovë

schedule16:57 - 12 Janar, 2021

schedule 16:57 - 12 Janar, 2021

Partizanit në këtë merkato iu lejua të federojë lojtarë dhe gjatë këtyre ditëve të kuqtë po punojnë në hyrje dhe në dalje. Teksa flitet për blerjen e Donald Mëllugjës, Partizani huazon një talent në Kosovë.

Dionis Çikani ka lënë të kuqtë pas një aventure prej disa muajsh dhe i është bashkuar skuadrës së Drenicës në Dardani. Lajmin e bën të ditur vetë klubi i IPKO Superligës.

Çikani është 21 vjeç dhe luan në qendër të sulmit. Te të kuqtë ai nuk arriti të lërë gjurmë, duke grumbulluar vetëm 72 minuta me ekipin e parë.

 

Në të shkuarën Çikani ka luajtur te Tirana dhe Besa e Kavajës, pa arritur të lërë gjurmë edhe në këto dy ekipe. Tani ai provon Dardaninë, ku shpreson të gjejë veten dhe të shndërrohet në një goleador. /abcnews.al