ZYRTARE/ “I plotësuam kërkesën trajnerit”, Reali bujar me bavarezët

schedule11:18 - 22 Janar, 2020

schedule 11:18 - 22 Janar, 2020

Bayern Munich ka transferuar mbrojtësin e Real Madrid, Alvaro Odriozola. Për të interesoheshin edhe Sevilla e Atheltic Bilbao, por bavarezët në fund e bindën lojtarin dhe klubin spanjoll. Mbrojtësi tashmë ka arritur në Mynih dhe pritet të kryejë vizitat mjekësore. Më pas do të vijë edhe firma.

“Pas diksutimeve të brendshme, ne vendosëm t’i plotësojmë kërkesën trajnerit tonë Hans Flick për një përforcim në mbrojtje dhe vendosëm bashkërisht të afrojmë Alvaro Odriozola. Jemi të lumtur për angazhimin e tij në klubin tonë dhe dëshirojmë të falënderojmë drejtuesit e Real Madrid për bisedimet miqësore dhe bashkëpunimin”, është shprehur CEO i Bayern, Karl-Heinz Rummenigge.

Drejtori sportiv, Hasan Salihamidzic, u shpreh: “Jemi të bindur se Alvaro Odriozola dop ta ndihmojë ekipin tonë me cilësitë e tij”. Mbrojtësi i djathtë në të shkuarën ka qenë pjesë e Real Sociedad dhe madrilenët paguan për të plot 40 milionë euro, por këtë sezon nuk ka pasur hapësira dhe zgjidhja më e mirë ka qenë huazimi i tij. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!