Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Zyrtare: “I çmenduri” me skemën 2-7-2, trajneri rikthehet në Serie A

schedule20:22 - 8 Korrik, 2021

schedule 20:22 - 8 Korrik, 2021

Thiago Motta është zgjedhur trajneri i ri i Spezias. Ekipi italian, aty ku luan edhe Ardian Ismajli, siguroi qëndrimin në elitë sezonin e fundit.

38-vjeçari italo-brazilian zëvendëson në stolin e bardhezinjve Vincenzo Italianon, i cili ka marrë drejtimin e Fiorentinës.

Kjo është aventura e dytë si trajner në Serie A për ish-mesfushorin, pasi dy vite më parë drejtoi për një periudhë të shkurtër Genoan.

Thiago Motta ka qenë edhe trajner i ekipit U19 të PSG, teksa në tre sezonet e ardhshme do të jetë në pankinën e Spezias.

Kohë më parë i befasoi të gjithë, duke deklaruar se ekipet e tij do të zbresin në fushë me skemën e çmendur 2-7-2! /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!