Bledi Shkëmbi është larguar nga Ballkani, pas humbjes së sotme që skuadra e tij pësoi në shtëpi kundër Arbërisë, me rezultatin 2-3. Klubi nga Suhareka ka dalë me njoftim zyrtar.
Njoftim për opinionin futbolldashës, pas rezultateve të dobëta, sidomos në dy ndeshjet e fundit, klubi ka marrë vendim të ndërpresë bashkëpunimin me trajnerin Bledi Shkëmbi.
E falënderojmë për punën e palodhshme dhe suksese në të ardhmen”, shkruhet në njoftimin e Ballkanit, që me humbjen e sotme rrezikon të humbasë edhe pjesëmarrjen në kupat e Europës. / abcnews.al