Zyrtare/ Holanda me trajner të ri, “gjenerali” rikthehet për herë të tretë

schedule10:59 - 4 Gusht, 2021

schedule 10:59 - 4 Gusht, 2021

Louis Van Gaal është trajneri i ri i Holandës. 69-vjeçari ka gjetur akordin me drejtuesit e Federatës dhe do të ulet në pankinën e kombëtares tulipane për herë të tretë.

Më parë drejtoi kombëtaren e tij në vitet 2000-2001 dhe 2012-2014. Van Gaal njihet si “gjenerali” dhe ka një eksperiencë të madhe në stol.

 

Van Gaal kur drejtonte Holandën në Brazil 2014

Ai shkroi historinë me Ajax, ekip me të cilin fitoi Champions League (1995), teksa ka drejtuar edhe klube si Barcelona, Bayern Munchen apo Manchester United.

Van Gaal u tërhoq nga trajningu pesë vite më parë, teksa tani rikthehet sërish te Holanda. Objektivi i parë është kualifikimi në Katar 2022.

Trajneri është zyrtarizuar sot si pasuesi i De Boer te kombëtarja e njohur, që zhgënjeu gjithë tifozët në Euro 2020, edhe pse fazën e grupeve e mbylli me 9 pikë të plota. /abcnews.al