Humbja 1-4 në shtëpi përballë Werder Bremen i ka kushtuar stolin trajnerit të Hertha Berlin. Drejtuesit e klubit kryeqytetas shkarkuan Bruno Labbadia, i cili mbante postin e trajnerit prej 9 prillit të vitit të kaluar.
Ekipi po kalon një moment të vështirë dhe renditet në vend të 14-të në Bundesligë. Hertha po lufton për mbijetesë, teksa trajneri i ri është zgjedhur Pal Dardai. Një rikthim në kryeqytet për 44-vjeçarin hungarez.
? @paldardai is back! ?⚪
The 44-year-old is officially our new head coach. He will be assisted by ‘Zecke’ #Neuendorf and Admir #Hamzagić ?#HaHoHe pic.twitter.com/irQB1nNeVt
— Hertha Berlin (@HerthaBSC_EN) January 25, 2021
Dardai drejtoi Hertha Berlin në vitet 2015-2019, teksa ka firmosur një kontratë deri në verën e vitit 2022. Sfida e radhës është jashtë fushe kundër Eintracht Frankfurt, përballja e parë e Dardai pas rikthimit tek ekipi i parë i Herthas. /abcnews.al