David Domgjoni vazhdon të bëjë hapa përpara në karrierën e tij. Ditën e sotme ish-lideri i mbrojtjes së Laçit i është bashkuar klubit të Luzern në Zvicër.
Lajmin e bën të ditur vetë klubi zviceran përmes një deklarate në rrjetet sociale. Mbrojtësi vjen pas përfundimit të kontratës me Menemenspor, ku qëndroi për 1 sezon e gjysmë dhe ishte ndër më të mirët.
Tashmë nga Liga e Dytë për nga rëndësia në Turqi, Domgjoni transferohet në ligën më të rëndësishme në Zvicër dhe firmos kontratë për dy vite, deri në verën e vitit 2023. /abcnews.al