Greqia ka zyrtarizuar ditën e sotme edhe arritjen e marrëveshjes me Gustavo Poyet.
Ish-mesfushori i Uruguait, i cili luajti me Chelsea dhe Tottenham në Premier League, ka firmosur një kontratë deri në fund të vitit 2023, me opsionin e rinovimit deri në Euro 2024.
54-vjeçari rikthehet në Greqi pas gjashtë vitesh, pasi ishte trajner i AEK-ut në sezonin 2015/2016, ndërsa tani do të jetë udhëheqësi i ri i kombëtares helvete, që zëvendëson kështu edhe të larguarin John van’t Schip, i cili dha dorëheqjen disa ditë pas ndeshjes së nëntorit të kaluar ndaj Kosovës (1-1), e fundit e eliminatoreve të Botërorit Katar 2022./f.a/abcnews.al