Gugash Magani nuk do të jetë më trajneri i skuadrës së Egnatias. Këtë lajm e ka bërë publik klubi i Egnatias në rrjetet sociale ku ka bërë të ditur se kanë ndërprerë bashkëpunimin me Maganin.
Një ndërprerje me konsensus i bashkëpunimit mes palëve që pas rezultateve negative në javët e fundit kanë vendosur të ndajnë rrugët mes tyre.
Ja njoftimi i Egnatias:
“KF Egnatia falenderon trajnerin Gugash MAGANI për bashkëpunimin. Klubi dhe trajneri vendosin të ndërpresin bashkëpunimin me konsensus. I urojmë suksese në vijim trajnerit MAGANI”, thuhet në njoftimin e klubit.
View this post on Instagram
/f.a/abcnews.al