Zyrtare: Goleadori Kyrian Nwabueze në Malajzi, firmos me klubin e ri

schedule14:04 - 29 Maj, 2021

schedule 14:04 - 29 Maj, 2021

Kyrian Nwabueze do të jetë pjesë e Kuala Lumpur, sikurse abcnews.al kishte raportuar para disa ditësh. Sulmuesi që spikati në Superiore me Laçin ka nënshkruar dhe klubi nga Malajzia e ka zyrtarizuar.

 

Lajmi i publikuar në abcnews.al një javë më parë

 

Nwabueze është aktivizuar me Laçin në dy sezonet e fundit, pasi ishte pikasur në Kosovë te Drita e Gjilanit. Me kurbinasit ai shpërtheu në sezonin e parë, duke shënuar 24 gola dhe duke fituar trofeun e “Këpucës së Artë”.

Sezonin e fundit Nwabueze shënoi 7 gola, por nuk luajti shumë për shkak të disa dëmtimeve që pati dhe më pas prej pezullimit që mori pas sherrit në ndeshjen me Bylisin.

Tani amerikani me origjinë nga Nigeria do të nisë një eksperiencë të re, larg Superiore dhe futbollit të Europës. Me siguri Nwabueze do të rikthehet të shënojë rregullisht, nëse nuk do të ketë më probleme dëmtimesh. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!