Më në fund një lajm i mirë për të gjithë tifozët gjermanë. Tashmë është zyrtare dhe ato do të lejohen në stadium që nga fillimi i sezonit të ri. Bundesliga fillon në mes të shtatorit dhe ka qenë vetë Federata Gjermane e Futbollit (DFL), e cila ka konfirmuar lajmin e shumëpritur.
Gjithçka do të jetë si më parë, por tashmë do të jenë dhe katër rregulla të reja, të cilat konsiderohen si masa parandaluese të Coronavirusit nga Federata. Duke filluar nga sezoni i ardhshëm nuk do të lejohen tifozët miq në stadium. Pra në stadiume do të jenë vetëm tifozët vendas. Gjithashtu në sezonin e ri nuk do të lejohet alkoli në mënyrë kategorike.
Rregulli i tretë është paksa i çuditshëm, pasi nuk lejohen që tifozët të qëndrojnë në këmbë përgjatë ndeshjes. Dhe i fundit detyron klubet të ruajnë emrat e çdo personi që blen biletë për në stadium dhe më pas rezulton i prekur me Covid-19. Ky është futbolli në kohën e pandemisë. /abcnews.al