Zyrtare: Gara për titull e mbyllur, Shkupi shkarkon trajnerin pas humbjes me Renovën

schedule13:36 - 5 Prill, 2021

schedule 13:36 - 5 Prill, 2021

Shkupi në këtë sezon pretendon fitimin e titullit kampion, por duket se do e ketë të pamundur. Shkëndija është shkëputur me 10 pikë dhe në ndeshjen e fundit i mundën modestët e Renovës. Kjo ka shkaktuar shkarkimin e trajnerit Hasan Ozer, i cili ishte emëruar në fund të vitit të shkuar.

NJOFTIMI – Java e 25-të e Ligës së Parë të Maqedonisë së Veriut, për ekipin tonë solli rezultat negative ne duelin kundër Renovës, ku pësuam disfatë me rezultat 1-2.

Kjo ka bërë që shkaku i rezultateve të dobëta, trajneri i deritanishëm Hasan Ozer të jep dorëheqje, duke e lënë ekipin në pozitën e dytë me dhjetë pikë negativë ndaj kreut të tabelës.

Kryesia dhe futbollistët falënderojnë për kontributin e dhënë gjatë kësaj periudhë të trajnerit Ozer, duke i uruar suksese në karrierë.

Kryesia e klubit tani më është vënë në kërkim të një trajneri të ri që do të udhëheq me klubin në vazhdim të kampionatit, ku në kombinim janë disa trajner, ndërsa emri i tij do të mësohet gjatë ditëve në vazhdim. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!