ZYRTARE: Frika nga Coronavirus, në Japoni anulojnë çdo ndeshje futbolli

schedule10:52 - 25 Shkurt, 2020

schedule 10:52 - 25 Shkurt, 2020

Japonia vendos t’i thotë stop futbollit për momentin. J-League ka dalë me një njoftim zyrtar, ku bën me dije se do të shtyhen të gjitha ndeshjet e programuara deri më 15 mars. E gjitha kjo për shkak të Coronavirus, që vijon të përhapet edhe më shumë në Azi.

Ndalimi i ndeshjeve të futbollit është një masë që shikohet si e domosdoshme në Japoni, ndërkohë që në njoftimin e bërë thuhet se do bëhet gjithçka që të riluhet sërish duke nisur nga mesi i muajit mars.

Coronavirus ka shkaktuar viktima të shumta, kryesisht në Kinë. Në disa vende është ndalur futbolli. Edhe në Itali u pezulluan më shumë se 40 ndeshje në fundjavë, madje katër prej tyre ishin përballje të Serie A. Jo vetëm kaq, por po planifikohet që në vazhdim të luhet pa tifozë, nga frika e përhapjes së mëtejshme të Coronavirus. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!