Florian Kamberi rikthehet në Zvicër. Sulmuesi kishte marrë leje te Hibernian dhe prej ditësh mediat në Zvicër kishin raportuar për interesimin e St Gallen për shërbimet e futbollistit të kombëtares shqiptare.
Bisedimet shkuan si duhet dhe sot Kamberi është zyrtarizuar nga klubi zviceran. Ai ka nënshkruar deri në verën e vitit 2023, ndërkohë që St Gallen thekson në njoftimin bërë se modalitetet e transferimit nuk do të zbulohen.
Herzlich willkommen, Florian Kamberi ?⚪
✍️ 2️⃣0️⃣2️⃣3️⃣ ? https://t.co/wc2x6ZX1Ic#fcsg #espen #GrüewissImHerz pic.twitter.com/CVswbBs00z— FC St.Gallen 1879 GRÜEWISS IM HERZ (@FCSG_1879) August 6, 2020
Kamberi kishte edhe dy vite kontratë me Hibernian, klub që me siguri ka përfituar në aspektin financiar. Sulmuesi e mbylli sezonin shkuar te Rangers, që e kishte huazuar dhe vendosi të mos e blinte atë. /abcnews.al