Luiz Felipe Scolari rikthehet në stol dhe tashmë do të drejtojë skuadrën e Cruzeiro. Një rikthim për brazilianin, pas 20 vite më parë ka qenë pjesë e këtij klubi. Pas asaj eksperience ai mori drejtimin e kombëtares së Brazilit dhe fitoi titullin kampion bote në World Cup 2002 në Japoni e Kore.
Nosso presidente, Sérgio Santos Rodrigues, anunciou a chegada do Felipão em primeira mão para quem é Sócio Diamante, por meio de um vídeo exclusivo.
Seja Sócio Diamente ➡️ https://t.co/MZK9ORpnFc#UmTimeDeTodos pic.twitter.com/eA3muDP5hP
— Cruzeiro ? (@Cruzeiro) October 16, 2020
Cruzeiro ka dalë me njoftim dhe raporton se me Scolarin ka nënshkruar një kontratë deri në fund të vitit 2022. Para kësaj detyre ai kishte qenë në krye të Palmeiras, ndërkohë që pjesën më të madhe të karrierës e ka kaluar në Brazil.
Në Europë Scolari ka drejtuan skuadrën e Chelsea për një sezon, si dhe ka qenë në krye të Portugalisë për 5 vite. Ai kishte mundësinë të fitonte kampionatin Europian të vitit 2004, por u mposht në finale nga Greqia. /abcnews.al