FIFA ka marrë vendimin zyrtar për ndeshjen Ukrainë-Skoci, për shkak të situatës së krijuar në vendin e kombëtares së Shevchenko. E programuar për 24 mars, ky duel është shtyrë për në qershor.
FIFA ka marrë edhe një vendim tjetër, që Polonia kalon në finale të play-off, pasi Rusia është përjashtuar. Skuadra e Lewandowski do të presë fituesin e çiftit Suedi-Çeki.
Sa i takon duelit Austri-Uells, ai do të zhvillohet më 24 mars sikurse ishte programuar, kurse në qershor fituesi ndeshet me ekipin fitues të çiftit Ukrainë-Skoci. / abcnews.al