Fernando Santos është trajneri i ri i kombëtares së Polonisë. Emërimi i tij u bë i ditur nga kreu i federatës polake të futbollit.
Santos është ish-trajneri i Portugalisë. Trajneri 68-vjeçar luzitan do të drejtojë një ekip me në krye të skuadrës Lewandowskin. Santos është trajneri i tretë i Polonisë i cili ka lindur jashtë vendit. Pas holandezit Leo Beenhakker dhe portugezit Paulo Sousa.
Detyra e tij është të përmirësojë rekordin zhgënjyes të Polonisë në turnetë e fundit të mëdhenj. Polonia nuk e rinovoi kontratën e trajnerit Michneiewicz pasi arriti në fazën eliminatore të Kupës së Botës për herë të parë në 36 vjet. /h.ll/abcnews.al