Vllaznia ka prezantuar afrimin e radhës. Ai është Wellinton Gustavo, lojtari brazilian që aktivizohet si mesfushor ofensiv.
24-vjeçari ka firmosur një kontratë 3-vjeçare me nënkampionët e Shqipërisë dhe fituesit e Kupës së Shqipërisë.
“KF Vllaznia bën të ditur se ka arritur akordin dhe ka firmosur me fantazistin brazilian Wellinton Gustavo “Gigante”.
Ai prej disa ditësh ka qenë në stërvitje me ekipin dhe stafi teknik ka dhënë ok-in për të. Për rrjedhojë drejtuesit e klubit kanë gjetur marrëveshjen dhe futbollisti 25-vjeçar do të jetë pjesë e jona për tre vitet e ardhshme“, lexohet në postimin e Vllaznisë. /abcnews.al