Bryan Joel Rodriguez është zyrtarisht futbollist i Laçit. Mesfushori amerikan me origjinë nga Meksika ka nënshkruar për tre vite me kurbinasit dhe sot është bërë publik afrimi i tij te bardhezinjtë.
Fantazisti ka luajtur më parë në Poloni me Odra Wodzislaw, kurse në SHBA ka qenë me Fullerton University, Orange County dhe Los Angeles Wolves.
Bryan do të jetë një alternativë për trajnerin Cungu, ndërkohë që te Laçi pritet që të zyrtarizojnë edhe Emiljano Mustën. Mbrojtësi i majtë u largua dje nga Kukësi dhe menjëherë iu bashkua kurbinasve dhe pritet komunikata zyrtare e klubit. /abcnews.al
https://www.instagram.com/p/CFtvfBAg2MI/?utm_source=ig_web_copy_link