ZYRTARE/ Fabregas zbarkon në Itali, pritje triumfale nga tifozët: Do ta kthej Comon në Serie A

schedule16:49 - 1 Gusht, 2022

schedule 16:49 - 1 Gusht, 2022

Tashmë është zyrtare, Como ka nënshkruar me mesfushorin spanjoll Cesc Fabregas, i cili zbarkoi në brigjet e Larios si lojtari i lirë pasi mbylli eksperiencën e tij te Monaco, në Ligue 1.

35-vjeçari i cili ka fituar gjithçka në karrierën e tij, është pritur nga qindra tifozë në stadiumin Sinigaglia.

Fabregas ka nënshkruar një kontratë 2-vjeçare dhe do të mbajë fanellën me numrin 4.

Lojtari gjatë intervistës së tij të parë si lojtar i Como u shprej se ai ende ka shumë ambicie dhe ka shumë për të dhënë në futboll. Ai po ashtu shtpi se do të bëjë të pamundur për ta kthyer klubin në Serie A./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!