Zyrtare/ Everton shkarkon trajnerin Benitez

schedule16:17 - 16 Janar, 2022

schedule 16:17 - 16 Janar, 2022

Rafa Benitez nuk  do të jetë më trajneri i Everton.  Pas rezultateve negative që skuadra ka marrë në ndeshjet e fundit ka bërë që drejtuesit të marrin ma duke shkarkuar trajnerin spanjoll.

Everton gjendet në zonën e ftohtë të Premier Leagues ku ka vetëm 6 pikë pas 19 ndeshjesh dhe që rrezikon seriozisht rënien nga kategoria.

Ka qenë vetë klubi nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale që ka bërë zyrtare edhe shkarkimin e trajnerit Rafa Benitez.

“Skuadra e Everton konfirmon largimin e trajnerit Rafa Benitez. Ai ishte pjesë e skuadrës që nga qershori 2021. Vendimi për largimin e tij është i menjëhershëm dhe do të ketë zhvillime për zëvendësuesin e tij”, shkruhet në njoftimin e klubit anglez.

/f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!