Zyrtare: Ergys Kaçe vishet i kuq, Partizani bën goditjen e madhe

schedule21:19 - 5 Shtator, 2021

schedule 21:19 - 5 Shtator, 2021

Partizani ka arritur të bëjë goditjen e madhe sot, duke firmosur me ish-mesfushorin e kombëtares, Ergys Kaçë. Klubi i kuq tregon detajet e marrëveshjes me 28-vjeçarin, që vjen si lojtar i lirë.

“FK Partizani me kënaqësi njofton në ditën e fundit të merkatos arritjen e marrëveshjes me Ergys Kaçen. Mesfushori i spikatur i kombëtares kuqezi, bashkohet me 16-të herë kampionët e Shqipërisë pas eksperiencave të suksesshme në Superligën Greke.

Drejtuesit dhe 28-vjeçari kanë mbyllur pozitivisht marrëveshjen duke nënshkruar kontratën një vjeçare me opsion rinovimi edhe për sezonin pasardhës.

PAOK, Anagennisi Epanomi, Panathinaikos, AEL, Viktoria Plzen dhe Aris kanë qenë ekipet në të cilat Kaçe është aktivizuar duke dhuruar prezantime shumë pozitive.

Në ekipin tonë përfaqësues mesfushori i njohur regjistron 25 ndeshje duke realizuar edhe dy gola. Me fanellën e kuqe Kaçe do të provojë edhe eksperiencën e parë në Kategorinë Superiore”, shkruhet në deklaratën e Partizanit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!