Zyrtare/ Erdogan dhe Kilicdaroglu do të përballen më 28 maj në raundin e dytë të zgjedhjeve në Turqi

schedule15:22 - 15 Maj, 2023

schedule 15:22 - 15 Maj, 2023

Sipas Këshillit të Lartë Zgjedhor të Turqisë, një raund i dytë i zgjedhjeve do të mbahet më 28 maj pasi asnjë nga kandidatët nuk arriti të marrë 50% të votave.

Me 99,87% të votave të numëruara, Recep Tayyip Erdoğan ka fituar 49,50%, Kemal Kilicdaroglu 44,89%, Sinan Ogan 5,17% dhe Muharrem Ince 0,44%. Në të njëjtën kohë, pjesëmarrja në procesin zgjedhor të djeshëm ishte 84,92%. Raundi i dytë i zgjedhjeve do të mbahet të dielën, më 28 maj 2023.

Me perspektivën e një raundi të dytë, vëmendja tani kthehet tek ajo se ku do të votojnë  5% që votuan për Sinan Ogan,  një ish-deputet nacionalist.  Ai e quajti veten si një faktor potencial.

Megjithatë, Ogan ka një qëndrim të ashpër ndaj partive kurde, gjë që e bën të vështirë arritjen e një marrëveshjeje me Kilicdaroglu, i cili mbështetet në mbështetjen e partisë pro-kurde HDP,.

Në këtë këndvështrim, vlerësohet se Sinan Ogan është ideologjikisht më pranë  “Aleancës Popullore” të Erdoganit , aq më tepër kur kjo e fundit doli fituese e raundit të pare.

Duke i mbajtur të mbyllura për momentin letrat, Ogan komentoi rezultatin e zgjedhjeve të raundit të parë kërkuar që procesi i numërimit, veçanërisht i votave të emigrantëve, nga Këshilli i Lartë Zgjedhor duhet të të vazhdojë pa probleme.

/abcnews.al