Teuta nuk ndalet në merkato dhe afron në skuadër një nga lojtarët me më shumë eksperiencë në Superiore. Erando Karabeci, kapiten i Tiranës dhe për 10 vite pjesë e bardhebluve, do të veshë fanellën e “Djemve të Detit”.
Mesfushori ka nënshkruar ditën e sotme dhe klubi durrsak ka dalë me një komunikatë. “KF Teuta me kënaqësi komunikon arritjen e marrëveshjes me mesfushor Ernado Karabeci.
30-vjeçari ka kaluar me sukses vizitat mjekësore dhe ka firmosur për Teutën. Në Durrës, Karabeci vjen nga Tirana, ku luante prej disa sezonesh në Superligë”.
Kështu Teuta plotëson mesfushën, pasi kishte afruar më parë Asion Dajën, ndërkohë që nga titullarët e vjetshëm Albano Aleksi dhe Florent Avdyli janë ende pjesë e skuadrës. /abcnews.al