Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Zyrtare/ Empoli me trajner të ri, Paolo Zanetti merr frenat e ekipit të shqiptarëve

schedule18:41 - 6 Qershor, 2022

schedule 18:41 - 6 Qershor, 2022

Tashmë gjithçka është zyrtare. Paolo Zanetti ka marrë frenat e ekipit të shqiptarëve, pasi zyrtarisht është trajneri i ri i skuadrës së Empolit, duke zëvendësuar kështu të larguarin Aurelio Andreazzoli.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi toskan nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ku thuhet se ish-trajneri i Venezias ka firmosur kontratë 2-vjeçare me Empolin e shqiptarëve.

“Klubi i Empolit njofton se i ka besuar drejtimin teknik të skuadrës së parë Paolo Zanettit. Tekniku ka firmosur një kontratë 2-vjeçare me opsion rinovimi edhe për një sezon tjetër”, shkruhet në njoftimin e klubit toskan.

/f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!