Zyrtare: Eintracht Frankfurt blen shqiptarin e Gjermanisë U19, firmos për 3 vite

schedule16:37 - 10 Maj, 2021

schedule 16:37 - 10 Maj, 2021

Eintracht Frankfurt ka blerë portierin me origjinë shqiptare, Diant Ramaj. 19-vjeçari ishte pjesë e skuadrës së FC Heidenheim 1846 dhe nga 1 korriku transferohet te klubi ku është aktivizuar Ervin Skela, i cili tani stërvit ekipin e 17-vjeçarëve të skuadrës gjermane.

Ramaj ka lindur në Shtutgtar, skuadër të cilës iu bashkua në vitin 2015. Aty qëndroi tre vite dhe më pas kaloi te Heidenheim. I gjatë 1886 centimetra, ai luajti 42 ndeshje me skuadrën gjermane dhe në moshën 17-vjeçare firmosi marrëveshjen e parë si profesionist.

Tani nënshkruan me Eintracht Frankfurt, një kontratë që do të jetë e vlefshme deri më 30 qershor të vitit 2024. Trajneri i portierëve, Jan Zimmermann,  i ka thurur elozhe Ramajt, i cili është titullar i Gjermanisë U19.

“E kemi ndjekur me kujdes zhvillimin e Diantit. Kemi marrë një lojtar të kombëtares që mund të zhvillohet edhe më shumë”, thotë fillimisht gjermani, i cili tregon se edhe pritshmëritë janë të larta.

“Edhe pse është 19 vjeç, ai është stërvitur në nivelin profesional për dy vite dhe ka mundur të fitojë eksperiencë ndërkombëtare me moshat e Gjermanisë. Jemi të sigurt që Dianti mund të hedhë të tjerë hapa përpara me ne”, përfundon Zimmermann. /abcnews.al