Egnati siguroi qëndrimin mes më të mirëve në Superiore pas ndeshjes “Play-Off” me Korabin në të cilën rrogozhinasit dolën fitimtarë.
drejtuesit tashmë ka filluar me punën për të ndërtuar skuadrën për sezonin e ri, ndërsa ditën e sotme kanë zyrtarizuar edhe marrëveshjen me Ilir Camaj.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi verdhejeshil nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ku thuhet se palët kanë firmosur një kontratë 2-vjeçare.
“Sulmuesi Ilir Camaj është lojtari i parë që firmos me Klub Futboll Egnatian në ketë merkato vere. Camaj pasi ka kryer vizitat mjekësore ka nënshkruar me Egnatian për 2 sezone. Sulmuesi vjen pas një aventure në Oman te Dhohar Club ndërsa më parë ka luajtur për skuadrën e Deçiç Tuzi në Malin e Zi”, thuhet në postimin e klubit. /f.a/abcnews.al