Zyrtare: Edhe për një sezon të nëntë, Manchester City rinovon me kapitenin

schedule11:16 - 29 Qershor, 2021

schedule 11:16 - 29 Qershor, 2021

Manchester City ka vendosur të zgjasë kontratën me Fernandinho, kapitenin e ekipit. Kontrata e 36-vjeçarit përfundonte në fund të këtij muaji dhe ende nuk kishte një vendim përfundimtar rreth së ardhmes së mesfushorit dhe sot u konfirmua gjithçka.

Klubi anglez në rrjetet sociale njoftoi se ka gjetur akordin për rinovimin me Fernandinho deri në verën e vitit 2022, duke e shtyrë edhe një tjetër sezon qëndrimin, i cili do të jetë i nënti në “Etihad Stadium”, ku braziliani u bë një nga më të mirët në pozicionin e tij.

Fernandinho ka zhvilluar 350 ndeshje me Manchester Cityn deri më tani dhe ka fituar plot 12 trofe, më së shumti që nga ardhja e Guardiolas. Sezonin e shkuar ai mori shiritin e kapiteni dhe tregoi mjaft lidership. Fernandinho ka treguar cilësi edhe si qendërmbrojtës. /abcnews.al