Zyrtare: E sotmja ditë largimesh te Vllaznia, ikën një tjetër titullar

schedule14:38 - 31 Korrik, 2021

schedule 14:38 - 31 Korrik, 2021

Një tjetër titullar lë Vllazninë pas fundit të eksperiencës në Conference League. Ashtu siç ishte paralajmëruar, Haris Dilaver ka vendosur të mos rinovojë me kuqeblutë dhe të shohë për një aventurë të re.

Sulmuesi dhe klubi nuk kanë gjetur akordin për të nënshkruar një marrëveshje të re dhe gjithçka është ndarë me një shtrëngim duarsh. Boshnjaku shënoi 15 gola në Kupë dhe Kampionat për Vllazninë në sezonin e shkuar.

NJOFTIMI – KF Vllaznia njofton opinionin sportiv se ka mbyllur bashkëpunimin me futbollistin Haris Dilaver. KF Vllaznia e falenderon lojtarin për kontributin e dhënë për skuadrën tonë gjatë sezonit të kaluar si dhe në fitimin e trofeut të Kupës së Shqipërisë, e po ashtu edhe në ndeshjet e Kupave të Europës dhe i uron suksese në karrierën e tij të mëtejshme. Faleminderit Haris Dilaver! /abcnews.al