Zyrtare: Donald Trump merr pjesë në takimin Hoti-Vuçiç

schedule08:34 - 4 Shtator, 2020

schedule 08:34 - 4 Shtator, 2020

Presidenti amerikan Donald Trump do të jetë i pranishëm në momentin e nënshkrimit të marrëveshjes mes Kosovës e Serbisë në Shtëpinë e Bardhë të premten.

Lajmi është konfirmuar në një njoftim të Shtëpisë së Bardhë.

Sipas njoftimit, Trump do të jetë pjesë e takimit në momentin e nënshkrimit të marrëveshjes paradite, si dhe do të mbajë më pas një takim trilateral me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Takimi do të jetë privat mes Trump, Hotit e Vuçiçit. Njoftimi nuk përcakton çfarë marrëveshje do të nënshkruhet, por palët bënë të ditur dje se bëhet fjalë për marrëveshje ekonomike.

LEXO EDHE: Vajza e presidentit amerikan në takimin Hoti-Vuçiç, çfarë kërkoi Ivanka Trump?

Takimi mes palës kosovare dhe asaj serbe nisi dje në Shtëpinë e Bardhë. Në takimin e djeshëm mori pjesë edhe vajza e presidentit amerikan, Ivanka Trump.

Praninë e saj e konfirmoi në një deklaratë për mediat edhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, i cili tha se folën për çështje të rëndësishme. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!