Rubin Hebaj e mbyll aventurën me Teutën. Sulmuesi shkodran u bë pjesë e ekipit të Edi Martinit janarin e vitit të kaluar dhe në Durrës fitoi dy trofe: Kupën dhe Superkupën e Shqipërisë.
22-vjeçari ka gjetur akordin me Teutën për të ndërprerë kontratën dhe tashmë është një lojtar i lirë. 6 gola shënoi sulmuesi shkodran gjatë aventurës me bregdetarët, teksa ka një opsion për transferimin në futbollin norvegjez.
?|Rubin Hebaj nuk është më pjesë e bluve, pasi me marrëveshje të dyanshme ndërpritet bashkëpunimi. KF Teuta dhe…
Posted by KF Teuta on Saturday, 9 January 2021
“Rubin Hebaj nuk është më pjesë e bluve, pasi me marrëveshje të dyanshme ndërpritet bashkëpunimi. KF Teuta dhe futbollisti me marrëveshje të dyanshme kanë vendosur se ndarja në këtë moment është në interes të të dy palëve.
KF Teuta falënderon lojtarin për kontributin e dhënë me fanellën e Teutës në rrugën drejt fitimit të dy trofeve dhe kalimin e një raundi në Europe dhe i urojmë futbollistin të ketë shëndet dhe shumë suksese në vazhdim të karrierës së tij“, lexohet në komunikatën e klubit durrsak. /abcnews.al