Nedim Bajrami është zyrtarisht mesfushori më i ri i Sassuolos. Transferimi i “legjionarit” u zyrtarizua ditën e sotme, me 23-vjeçarin, i cili la Empolin për një aventurë të re në kampionatin italian, Serie A.
“Dirigjenti” 23-vjeçar i mesfushës së Kombëtares sonë u transferua te Sassuolo, në formën e huazimit me të drejtë blerje, ku në rast se Bajrami do të bindë në paraqitjet me fanellën “jeshile”, në arkat e Empolit do të derdhen plot 6 milionë euro.
Ndërkaq, me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook”, klubi i Sasuolos i ka uruar mirëseardhjen Bajramit, që shpreson të fitojë rolin e protagonistit te skuadra e re. /i.m /abcnews.al