Aleksandar Isaevksi është zyrtarisht i Dinamos, Mbrojtësi i majtë, i cili spikati me Vllazninë në sezonin e tij të parë në Superiore, ka nënshkruar me 18 herë kampionët e vendit.
Mbrojtësi nga Maqedonia e Veriut, i cili ka luajtur edhe në Bullgari e SHBA veçse në vendlindje, ka firmosur me Dinamon për një sezon.
Trajneri Bledi Shkëmbi pret edhe afrime të tjera. Një ditë më parë u zyrtarizua Enis Gavazaj, ndërkohë që është arritur marrëveshje edhe me Goran Siljanovskin.
Ky i fundit, sikurse abcnews.al ka raportuar një ditë më parë, ka qenë dje në kryeqytet dhe pritet vetëm njoftimi i Dinamos. Mbrojtësi luan në linjën e djathtë dhe ka qenë pjesë e Flamurtarit më parë në Superiore. /abcnews.al