Egnatia ka nisur merkaton në hyrje. Rrogozhinasit kanë firmosur për dy vite me një nga mbrojtësit më të spikatur të krahut të djathtë.
Franc Ymeralilaj ka nënshkruar për dy sezone me Egnatian. Anësori u transferua në Shqipëri në janar të vitit 2019, kur u bashkua me Bylisin në Kategorinë e Parë.
Ai ishte titullar i padiskutueshëm te ballshiotët dhe për disa kohë mbajti edhe shiritin e kapitenit. Egnatia e ka pikasur dhe e ka bindur menjëherë.
Vecc afrimeve ka edhe largimeve. Mesfushori Orian Xhemalaj ka komunikuar sot ndërprerjen e bashkëpunimit me Egnatian. Në ditët në vijim pritet të ketë ndryshime të tjera në skuadrën e drejtuar nga Gugash Magani. /abcnews.al

