Zyrtare: Cuper me kombëtare të re, trajneri i pafat transferohet në Afrikë

schedule13:57 - 12 Maj, 2021

schedule 13:57 - 12 Maj, 2021

Hector Cuper është gati të nisë një aventurë të re në karrierën e tij të gjatë. Trajneri argjentinas, i njohur për dështimet e shumta në finale, është zyrtarisht timonieri i ri i Kongos.

Afrikanët do të jenë kombëtarja e katërt që do të drejtojë 65-vjeçari latin pas eksperiencave që pati te Gjeorgjia, Egjipti dhe Uzbekistani.

Cuper ia ka dalë të dërgojë Mallorcan në finalen e Kupës së Kupave (1999), teksa luajti dy finale të Champions League me Valencian, të cilët i humbi të dyja.

Më pas titulli i famshëm i vitit 2002 me Interin. Zikaltrit ishin një hap larg suksesit, por dështuan në javën e fundit dhe festa u transferua në Torinon bardhezi.

Tani do të tentojë të ndihmojë Kongon me eksperiencën e madhe që zotëron, me shpresën që fati, diçka që i ka munguar sistematikisht, të jetë në anën e tij më në fund. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!