Zyrtare/ Covid-19 anullon një tjetër ndeshje në Premier League

schedule10:00 - 14 Dhjetor, 2021

schedule 10:00 - 14 Dhjetor, 2021

Covid-19 ka futur në një kolaps Premier Leaguen, me disa skuadra që kanë në radhët e tyre të infektuar me virus, ku në një javë ka pasur plot 42 raste të reja.

Pas anulimit të ndeshjes mes Tottenham dhe Rennes në Conference League dhe ajo në kampionat mes Tottenham dhe Leicester City, për shkak se te “Spursat” Covid-19 ishte “ulur këmbëkryq” dhe kishin rezultuar disa lojtarë dhe pjestar të stafit pozitiv, ndërsa këtë herë Premier League ka anuluar ndeshjen mes Manchester United dhe Brentfordit, po për shkak të korona virusit.

Ndeshja është shtyrë për një moment të dytë, ndërsa pritet që gjatë kësaj jave të mësohet data e saktë. Ishte klubi i ‘Djajve të Kuq’ që në një reagim në rrjetet sociale njoftoi se Premier League ka dalë në vendimin e mos zhvillimit të këtij takimi.

/f.a/abcnews.al