Zyrtare: Coronavirusi vendimtar, ndeshja e Champions me dyer të mbyllura

schedule12:59 - 5 Mars, 2020

schedule 12:59 - 5 Mars, 2020

UEFA e bën zyrtare, takimi i Champions League do luhet me dyer të mbyllura. E gjitha për shkak të situatës së krijuar prej Coronavirus, që në Itali është përhapur në masë dhe ka shkaktuar të vdekur. Edhe në Spanjë e mbartën virusin. Një tifoz që kishte ndjekur Atalanta-Valencia, që përfundoi 4-1, e pësoi.

Të ndodhur në këto kushte, UEFA ka ndjekur udhëzimet e autoriteteve spanjolle dhe ka vendosur që Valencia-Atalanta të zhvillohet pa tifozë. Kjo për shkak klubi italian vjen nga një zonë e prekur nga Coronavirusi në Itali.

Gjithashtu me dyer të mbyllura pritet të zhvillohen edhe sfidat e basketbollit, Valencia-Olimpia dhe Girona-Venezia, si dhe sfida e Europa League, Getafe-Inter. Ende nuk ka një vendim për sfidën që Barcelona do të luajë në shtëpi me skuadrën e Napolit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!